Ndryshe nga Monika Kryemadhi, Nard Ndoka dhe Agron Duka, aleatë të Partisë Demokratike që e kanë kritikuar Lulzim Bashën për strategjinë e ndjekur, duke përmendur si vendime të gabuar atë për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore, një tjetër aleat Artur Roshi thotë se Basha duhet të qëndrojë në krye të opozitës pas humbjes më 25 prill.
Në intervistën e dhënë në Report Tv, Roshi tregon arsyet se përse Lulzim basha duhet ta udhëheqë opozitën shqiptare 4 vitet e ardhshme. Sipas do të duhej shumë kohë deri sa të krijohej një lider i ri dhe se tashmë ai ia njeh të mirat dhe të këqijat Bashës.
"Partitë politike në Shqipëri nuk janë institucione. Këtu ka shumë rëndësi ndërrimi i individit. Largimi i z. Basha dhe ardhja e një tjetri në krye të PD-së do të na marrë 7 deri në 8 vite kohë për të bërë një lider tjetër. Ai 8 vjet ka. Ai duhet të ikte nëse do ishte Kryeministër dhe do të humbte. Ai s'ka qenë Kryeministër, i humbur ishte. Ndaj them që do na merrte shumë kohë. Ne tashmë ia dimë të mirat dhe të këqijat këtij lidershipi dhe nuk duhet të humbin kohë", tha Roshi.
Sipas tij votat kundër Ramës duhet të ishte shumë më e fuqishme.
Duke folur për rezultatin personal të arritur dhe për faktin që s'do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, kreu i Partisë Balli Demokrat Liberal ia vë fajin numërimit.
"Prisja të thyeja herësin. Por nuk kisha besim të numërimi", tha ndër të tjera ai.