Numërimi mbrapsht që Paolo Dybala të jetë një lojtar i Interit ka nisur.
Agjenti i futbollistis Antun ka zhvilluar dje një takim me drejtuesit zikaltër në shtëpinë e këtyre të fundit ku raportohet se nuk ka patur asnjë problem dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Mbetet ende për t’u përcaktuar disa detaje, por Dybala ka konfirmuar nga Miami ku po kalon pushimet me partneren e tij.
Te Interi argjentinasi 28-vjeçar i cili doli futbollist i lirë nga Interi do firmosë për 3 vite me opsionin për një të katërt, ndërsa do përfitojë 6 milionë euro neto në sezon plus një në formë bonusi, por që është shumë i arritshëm.
Mediat në Itali, kryesisht sportmediaset, thotë se ka mbetur vetëm zyrtarizimi, që sipas të gjitha gjasave do të ndodhë javën e ardhshme.