Gjigantët e Serie A, Juventus tashmë po planifikon afrime për afatin kalimtar të verës dhe një emër i ri në listën e tyre të ngushtë është ylli shqiptar i Lille, Edon Zhegrova.
Bardhezinjtë mund të humbasin Federico Chiesan dhe Filip Kostic këtë verë, teksa janë duke vëzhguar edhe Mason Greenuood të Manchester United. La Gazzetta dello Sport thekson se përveç Greenuood, Juve po shikon një tjetër mundësi dhe ai është Zhegrova i Lille, i cili ka bërë paraqitje të mira në skuadrën e Ligue I këtë sezon.
Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli tashmë janë në ndjekje të Greenuood, por mbetet për t'u parë nëse Zhegrova është një alternativë për anglezin.
Ylli i ekipit të Kosovës ka qenë protagonist në dhjetë gola në Ligue I, duke shënuar pesë herë dhe duke dhuruar po aq asistime.