Në Itali vazhdon rritja e infeksionet Covid/ Regjistrohen 3 viktima dhe 1071 raste të reja në 24 orët e fundit

22 Gusht 2020, 17:36| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 17:38

  • Share


Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga koronavirusi (dje ishin 9), për një total prej 35.430 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1071 raste të reja pozitiv (dje ishin 947), për një total prej  258.136 të prekurish nga Covid. 

Në vend sot pati edhe 243 pacientë të shëruar për një total prej 205 203

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 185 raste të reja të pozitivitetit Covid, për një total prej 98 077 si dhe 0 viktima, numri i përgjithshëm i të cilëve mbetet  16.852

Vetëm në Rajonin e Lazio-s sot pati 215 raste të koronavirusit, një numër rekord që nuk është parë asnjëherë edhe gjatë mbylljes totale të vendit.

Sipas këshilltarit rajonal për shëndetësinë Alessio D'Amato, "61% e rasteve të reja janë të lidhura me kthimin nga pushimet, kryesisht nga Sardenja dhe pothuajse të gjithë të prekurit e tanishëm janë të rinj dhe asimptomatikë”. 

Rritja e të prekurve nga Covid ditët e fundit ka alarmuar Vincenzo De Luca, guvernatorin e Campania, i cili ka deklaruar se do të kërkojë nga qeveria e kryeministrit Conte që deri në fund të muajit të mund të mbyllen përsëri kufijtë e Rajonit.

Sipas buletinit të përjavshëm mbi evolucionin e epidemisë, i botuar sot nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë, mosha mesatare e të infektuarve është 32 vjeç. "Qarkullimi i Covid-19 - thuhet në raport - ndodh me frekuencë më të madhe në grupmoshat e reja".
 


Lajmi kryesor:

Rriten infeksionet Covid në Itali, 1071 raste të reja! 2034 pozitivë të rinj në Gjermani, shifra më e lartë që nga prilli


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?