Itali/ Zgjedhjet Administrative dhe Referendumi! Rezultatet paraprake: 70% pro shkurtimit të numrit të parlamentarëve! Konfirmohet besimi te e majta

21 Shtator 2020, 13:04| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 20:19

  • Share

Në situatë të jo të zakonshme për shkak të masave kufizuese të vendosura për të shmangur përhapjen e Covid-19,  miliona italianë që prej ditës së djeshme u janë drejtuar kutive të votimit për të zvogëluar numrin e përfaqësuesve të tyre në parlament dhe për të përcaktuar krerët lokalë  të 7 rajoneve të vendit: Veneto, Puglia, Camagnia, Valled’Aosta, Toscana, Marche e Liguria.

Rreth 70% e miliona italianëve i thanë po reduktimit të numrit të parlamentarëve nga 945 në 600 dhe numrit të senatorëve nga 315 në 200, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim prej 100 milionë euro bruto në vit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në referendumin kushtetues për reduktimin e parlamentarëve deri tani është llogaritur rreth 40%, ndërkohë që edhe ditën e sotme do të ketë votime nga ora 7:00 në 15:00. Sa i përket zgjedhjeve për këshillin rajonal, pjesëmarrja ka qenë rreth 41%.

Në zgjedhjet rajonale e komunale, kandidojnë edhe disa emigrantë shqiptarë të cilët janë aktivistë e përkrahës të forcave të ndryshme politike.

Sipas analistëve, pesha politike e ditës së zgjedhjeve është e madhe. Në dy ditë elektorale ‘5 Yjet’ janë në rrezik pasi rezultatet mund të zbulojnë erozionin e konsensusit popullor ndaj ‘Lëvizjes’, e cila  shkurtimin e parlamentarëve e ka betejën e saj ideologjike ‘par excellence’.

Nëse do të fitonte PO-ja, kjo do të ishte shpëtim për Levizjen, por rezultatet rajonalë nga ana tjetër mund të ndryshonin ekuilibrin politik brenda dhe jashtë shumicës.

Nëse referendumi do të sjellë një parlament me 115 senatorë dhe 230 deputetë më pak, e pëkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim të vlerësuar prej 100 milion euro bruto në vit.

Ora 15:25
Mbyllen votimet dyditore në Itali/ Exit Poll: 64% pro shkurtimit të numrit të parlamentarëve

Në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së Covid-19, ka përfunduar procesi i votimeve në Itali.

Votimet të cilat u zhvilluan prej dy ditësh kishin si subjekt kryesor zvogëlimin e numrit të përfaqësuesve parlamentarë.

Rreth 70% e miliona italianëve i thanë po reduktimit të numrit të parlamentarëve nga 945 në 600 dhe numrit të senatorëve nga 315 në 200, që e përkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim prej 100 milionë euro bruto në vit.

Në zgjedhjet për krerët rajonalë në Veneto Luca Zaia i Qëndrës së Djathtë është qartë në epërsi me 72-76%, në Liguria Giovanni Toti i Qëndrës së Djathtë tejkalon 50%, në Campania dhe Toscana janë favorit kandidat të qendrës së majtë, parti që është pjesë e qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte

Në Pulia ndodhet në avantazh kandidati i qendrës së majtë.

Në Marche Francesco Acquaroli i Qëndrës së Djathtë është përpara ndaj Maurizio Mangialardi

Ministri i Jashtëm Italian i Lëvizjes 5 Yjet, e cila e pati ‘kalë beteje’ referendumin, u shpreh se rezultati për reduktimin e numrit të parlamentarëve dhe senatorëve është historik dhe qytetarët i dhanë një sinjal të qartë politikës. “Pa Lëvizjen 5 yje e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë" – tha Di Maio.

I kënaqur me rezultatin, sekretari i Partisë demokratike e majtë Nicola Zingaretti u shpreh se partia që ai drejton është forca e ndryshimit dhe se tani është koha për reforma bashkë me aleatët

Sipas analistëve, me këto rezultate rikonfirmohet besimi i italianëve te qeveria Conte dhe koalicioni mes socialistëve dhe Lëvizjes 5 yjet

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?