Olsian Çela dhe Arta Marku

Në janar ikin Arta Marku e Fatjona Memçaj, KLP publikon listën me kandidatët që do i dërgohet Metës/ Kryeprokurori Çela drejt KED

18 Nëntor 2020, 17:14| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 18:08

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me 18 kandidatët nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Prokuroritë e Apeleve që do të zëvendësojnë Arta Markun dhe Fatjona Memçajn në Këshillin e Emërimeve të Drejtësisë, të cilave iu mbaron mandati në 31 dhjetor 2020.

Lista me emrat që kanë plotësuar kushtet dhe që nuk kanë plotësuar do t’i dërgohet presidentit Meta, i cili do të organizojë shortin për përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të KED dhe dy anëtarëve zëvendësues. Mes kandidatëve spikat Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili kërkon një tjetër post në organet e drejtësisë së re.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela
2. Thoma Jano
3. Adnan Xholi
4. Alfred Progonati
5. Alma Muça
6. Anila Leka
7. Kudusi Shahu
8. Kujtim Luli
9. Sokol Stojani

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroritë e Apeleve
1. Ludovik Dodaj
2. Moisi Duda
3. Gjon Fusha
4. Genti Xholi
5. Fatjona Memcaj
6. Arben Qosja
7. Altin Binaj
8. Enrik Haxhiraj
9. Kleanth Zeka

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroria e Përgjithshme
1.Arqilea Koça

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore nga Prokuroritë e Apeleve
1. Alfred Agolli
2. Rozeta Qirjaqi
3. Irma Balli
4. Elvin Gokaj
5. Edmond Hyka
6. Brahim Dragjoshi

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?