Në janar nis aplikimi i fermerëve për IPARD 2, fondi 4.1 milionë euro

10 Dhjetor 2021, 17:37| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 17:43

  • Share

Në janar do të fillojnë aplikimet e fermerëve për të përfituar nga fondet e IPARD.  Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e Shqipërisë njofton se është hapur thirrja e 4 për Programin IPARD II.

Nga ky program kanë mundësi të përfitojnë personat fizik dhe juridik që ushtrojnë aktivitetin në prodhimin bujqësor ose në agro-përpunimin rural.

Fokusi i thirrjes së katër do të jetë Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit, me orientim tek Turizmi rural dhe i Natyrës, Punimet e artizanatit dhe industria e manifakturës dhe Prodhimi i energjisë së rinovueshme.

Nëpërmjet këtyre granteve synohet të mbështeten investimet në sektorin agro-ushqimor me qëllim përmirësimin e konkurrencës, si dhe do tw shtohen investimet në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të kësaj thirrje është 4.1 milionë euro nga të cilat 75% ose 3.075 milionë euro kontribut i BE dhe 25% ose 1.025 milionë euro kontribut i buxhetit të shtetit.

Totali i shpenzimeve të pranueshme për ndihmën e kërkuar do të jetë në kufijtë minimal 10 mijë euro dhe maksimal 400 mijë euro.

Granti i vënë në dispozicion është 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit. Dorëzimi i aplikimeve fillon nga data 10 Janar 2022 deri në datën 25 Shkurt 2022, nëpërmjet dërgesës postare apo dorazi.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?