Në janar nis Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut/ 200 punonjës nga 4 agjenci monitorojnë 200 km e para në vend

5 Shtator, 15:15| Përditesimi: 5 Shtator, 17:13

  • Share

Në janar 2025 pritet të jetë gati dhe të nis nga puna Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, një godinë 4 kate e cila do të ketë në total 200 punonjës nga ARRSH, Policia Rrugore, Urgjenca Kombëtare dhe Mbrojtja Civile të cilat do të monitorojnë trafikun në disa preja akseve kryesore ku do të vendosen kamera inteligjente dhe radarë. 

‘Projekti është parashikuar të monitorojë fillimisht akset Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Durrës-Rrogozhinë, Rrogozhinë-Fier, By Pass i Fierit dhe Levan-Vlorë, në 200 km e para me një total prej 150 kamerash’, tha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Pas fazës së parë me 200 km, do të vijojë me fazën e dytë të monitorimit, kësaj here në veri të vendit.

Në fokus të monitorimit do të jenë edhe radarët nga Policia e Shtetit dhe për herë të parë aplikohen sensorët e peshës, rrugët të cilat kanë limit të përcaktuar sipas ligjit.

Këto kamera do të jenë me interes për të zbuluar edhe raste kriminale dhe do të ndërthuren me projektin Smart City të Ministrisë së Brendshme për monitorimin edhe të zonave të banuara, sidomos në afërsi të shkollave. Me shumë rëndësi është parë investimi në monitor të mëdhenj në rrugë, të cilët do të orientojnë trafikun në akse me qarkullim më të ulët. 
 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?