Të shtunën do të mbahet ceremonia mortore për Papa Franceskun, ndërsa Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, njofton se më 24 prill, në orën 18:00, do të kremtohet një meshë në nder të tij në katedralen e Shën Palit në Tiranë.
Ky kremtim do të udhëhiqet nga ipeshkvijtë e dioqezave të Shqipërisë dhe janë të ftuar të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje.
Ndërkohë, bëhet me dije se delegacioni zyrtar që do të përfaqësojë Kishën në varrimin e Papa Françeskut do të përbëhet nga Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit
‘Në këtë kremtim do të marrin pjesë të gjithë ipeshkvijtë e dioqezave në vendin tonë dhe janë të ftuar të gjithë besimatarët të bashkohen në lutje për shpirtin e Papa Françeskut, që aq shumë e deshi vendin tonë. Delegacioni zyrtar që do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut dhe që do të përfaqësojë kishën tonë lokale, do të përbëhet nga: Sh.T. Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Sh.T. Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit.
Nunciatura Apostolike (Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë) do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00. Mesha e varrimit të Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00, në Bazilikën e Shën Pjetrit, për të vazhduar më pas sipas testamentit që vetë Ati i Shenjtë ka lënë të shkruar. Dom Mark Pashkja, Zëdhënës i KISH', thuhet në njoftim.
Komente
