Foto e publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu

Kronikë

Në katër muajt e parë të vitit kanë ardhur në jetë 12 766 fëmijë, Manastirliu: Po mbështesim me bonus të gjithë familjet

8 Maj 2021, 10:50| Përditesimi: 8 Maj 2021, 10:53

  • Share

Në katër muajt e parë të vitit kanë ardhur në jetë 12 766 fëmijë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se të gjithë kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur.

'Mirëmëngjes 12 766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur!

Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëri.'-shkruan Manastirliu.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?