Foto ilustruese

Bota

Në këmbim të pengjeve palestinezë, udhëheqësi i Hamasit pranon nga ndërmjetësuesit egjiptian 50 ditë armëpushim me Izraelin

29 Mars, 22:10| Përditesimi: 29 Mars, 22:12

  • Share

Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, raportohet se në një fjalim të sotëm, ka deklaruar se organizata mori një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit egjiptianë dy ditë më parë dhe e ka pranuar atë.

Ai shprehu shpresën se Izraeli nuk do të ndërmarrë veprime që do të dëmtojnë zbatimin e tij.

Deklarata e Al-Hayya erdhi menjëherë pas raportimeve se Hamasi kishte rënë dakord për lirimin e pesë pengjeve izraelitë, në këmbim të një armëpushimi 50-ditor dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, raportohet në media

Më herët gjatë ditës së sotme, zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se vendi u kishte paraqitur një kundërpropozim ndërmjetësuesve, pa dhënë detaje të mëtejshme.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?