Kryeministri Britanik Boris Johnson ka shpalosur planin e tij të ri për Brexit dhe kufirin irlandez.
Plani i ri parashikon që Irlanda e Veriut të vazhdojë të funksionojë me legjislacionin e BE por që ajo të mbetet në juridiksionin doganor të Mbretërisë së Bashkuar.
Johnson tha sot në mëngjes se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar "ka bërë një rrugë të gjatë" dhe ka pranuar që "popullsia e Irlandës Veriore mund të ishte Britanike, por bagëtia të jetë irlandeze".
Por ai ka këmbëngulur që Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet pa marrëveshje më 31 tetor nëse një marrëveshje e mundshme nuk duket në horizont, duke paralajmëruar gjithashtu se BE do të bënte gabim nëse përpiqej ta mbante vendin të detyruar për një marrëveshje.
"Unë mendoj se do të ishte gabim ta mbash Mbretërinë e Bashkuar-në të mbërthyer përtej 31 tetorit, ndërkohë që njerëzit duan të dalin jashtë sa më shpejtë".
Sidoqoftë, propozime të ngjashme, si kjo e fundit, tashmë janë hedhur poshtë nga BE-ja edhe më parë kurse Zëvendës Presidenti Irlandez Simon Coveney i refuzoi ato në tërësinë .
Sot, në një seri intervistash, kryeministri britanik deklaroi se Mbretëria e Bashkuar kishte bërë lëshime të rëndësishme ndaj Irlandës, duke rënë dakord që për tregtinë të funksiononte me legjislacionin e BE.
"Ne do të bëjmë një ofertë të shkëlqyeshme, do ta prezantojmë shumë shpejt, por ka vështirësi në lidhje Irlandën Veriore, sepse një nga gjërat themelore të të qenit një vend është të keni një perimetër të vetëm doganor dhe një bashkim të vetëm doganor" -tha Johnson