Operacioni 'Revanshi' vijon/ Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish deputetit PS! Akuzohet se do të siguronte mjetet për vrasjen e Arben Ndokës në varrimin e gjyqtarit

10 Korrik, 12:54| Përditesimi: 10 Korrik, 15:00

  • Share

Tirane- Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, i cili ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Ndaj Rrajës, GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xhelal Rraja. Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje, informoi sot policia e shtetit.

Xhelal Rraja, është vëllai i ish-deputeti socialist Rrahman Rraja dhe akuzohet se ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles dhe do të siguronte kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka, i cili 

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohet në janar 2021, kur ky të shkonte për kafe dhe qokë në Rrugën e “Elbasanit”, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha. Sipas dosjes Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Në maj 2024 me kërkesë të SPAK GJKKO firmosi 50 urdhërarreste për anëtarët e 7 grupeve kriminale më të mëdha në Shqipëri, me shtrirje gjeografike në qytetet kryesore të vendit.

Në kuadër të Operacioni “Revanshi”   në datat 17 dhe 18 maj 2024  u ekzekutuan 20 urdhërarreste. Operacioni vijon për arrestimin e personave të tjerë për të cilët është firmosur urdhërarrrest.  Emrat dhe rolet e i tyre dolën në skenë, pas zbërthimeve të aplikacioneve Sky ECC dhe Encro Chat. Gjatë operacionit u sekuestruan prona me vlerë 4.5 mln euro, mes tyre gati 3 mln euro cash.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • levendi: 10/07/2024 15:58

    Ta dini ju ke keni kap sdo e besoni as vet.Ky eshte koka e te gjitha te kqijave ne fush kruje te bera nga fisi i ktij krimineli. Denimin me vdekje e ka pak ky vrases gjakftohte. E te mendosh qe ky killeri ishte Drejtor i OSSH ne F.Kruje.E keni len zonen pa drejtor te partise.o zot ku jetojme.

    Përgjigju
    • Kurbini: 10/07/2024 20:44

      Popo po ato tjt pse si kan qit se I palosin sa te dalin

    • Gripi: 10/07/2024 18:28

      Ku merr vesh ti more djale, mbasi te mbaroje burgun e shkurter maksimumi 3 vite, Rama do e kandidoje per deputet dhe kete. Kriteret i ka plotesuar dhe e do populli i zones. Ky vend nuk behet me.

    • Kurbini: 10/07/2024 18:16

      Koka kan qene RREM HAKA si te vrite mes dites ene dilte pazarit jo tu vra me lek ene tu mcef ferres

  • Gjyko: 10/07/2024 13:14

    Cfare rrace keta! I mbrojten sa i mbrojten kur rrahen ata te shkretet ne fushe kruje, po ja qe i dolen petet byrekut

    Përgjigju
    • Sati: 10/07/2024 17:23

      Mblidhet litari , dhe vjen vet kali te strumullari

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?