Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës hajduti i banesave të italianëve

2 Gusht 2024, 12:06| Përditesimi: 2 Gusht 2024, 12:09

  • Share

DURRËS- Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Erlin Mema është në kërkim nga shteti italian, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal për vjedhje banesash.

Gjykata e Breshias ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash”.

“Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”. 

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Erlin Mema, 37 vjeç. 

Gjykata e Breshias i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim vjedhje banesash", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë”, njofton policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

SI.E./E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?