Super mashtruesi i biznesmenëve Florian Gjergji dhe disa persona të tjerë janë marrë të pandehur për veprën penale “mashtrim me pasoja të rënda”.
Përmes skemave mashtruese Gjergji ka tentuar me bashkëpunëtorët e tij të marrin shuma të konsiderueshme parash biznesmenëve, duke u shkuar në aplikacionet “Signal dhe “Telegram”, kamufluar si zyrtarë apo kryetarë bashkish. Report Tv mëson se Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet vetëm për dy raste ndërkohë që janë duke u hetuar edhe 5 raste të tjera.
Në bazë të hetimeve, Florian Gjergji, i cili akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar nga Krimi Ekonomik pasi dyshohet se veprimtarinë kriminale e kryen nga Gjermania, aty ku është prej kohësh, duke përdorur persona të tjetër u shkruante biznesmenëve.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se të dyshuarit shkuan biznesmenëve duke u thënë se u duheshin shuma të mëdha parash, për çështje të ndryshme. Rasti i parë i mashtrimit u zbulua më 10 janar të 2023, ku pre e mashtrimit ra biznesmeni Pëllumb Salillari, të cilit iu kërkuan 130 mijë euro. Florian Gjergji është i shpallur në kërkim ndërkombëtarë me masë sigurimit “arrest në burg” në mungesë.