Në kërkim ndërkombëtar në Turqi dhe Itali, ekstradohen nga Shqipëria 3 të arrestuar

1 Shtator, 09:40| Përditesimi: 1 Shtator, 10:33

  • Share

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Turqisë dhe Italisë.

Konkretisht është ekstraduar në Turqi, shtetasi turk Koray Anic, 36 vjeç. Sipas policisë Gjykata e Stambollit, në vitin 2024, e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje.

Ndërsa dy te tjerë janë ekstraduar drejt Italisë. Policia bën me dije se është ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar Mërgim Lazri, 27 vjeç, i lindur në Dibër.

Gjykata e Torinos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për grabitje me armë, me pasojë. Në vitin 2021, 27-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pronarin e një banese në Itali, ku kishte hyrë për të vjedhur, së bashku me shtetas të tjerë;

Po ashtu është ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar Andrea Ajasllari, 49 vjeç, i lindur në Skrapar, pasi Gjykata e Komos, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shfrytëzim për prostitucion dhe për kanosje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?