Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar nga Austria për vjedhje me dhunë, kapet në Pikën Kufitare të Morinës 48-vjeçari

19 Janar 2021, 09:27| Përditesimi: 19 Janar 2021, 09:31

  • Share

KUKËS- Një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Në pranga ka rënë B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Referuar burimeve zyrtare, 48-vjeçari ishte dënuar nga autoritetet austriake për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Gjithçka u zbulua kur 48-vjeçari po tentonte të kalonte pikën kufitare në Morinë, ku nga të dhënat u zbulua se ndaj tij, Austria kishte lëshuar urdhër-arrestin.

"Policia kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Policinë Kufitare Morinë, me qëllim ekstradimin në shtetin austriak. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit dhe Pasurisë në DVP Kukës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morinë dhe me Interpol Tiranën, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë arrestimin provizor të shtetasit B. S., 48 vjeç, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinë, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi organet e Drejtësisë NCB Viena, Austri, kanë lëshuar për të urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vjedhja me dhunë". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?