Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, ekstradohen drejt Shqipërisë 3 të arrestuar! Të dënuar për përndjekje, plagosje dhe korrupsion (EMRAT)

19 Tetor 2022, 15:30| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 16:27

  • Share

2 të dënuar dhe një 1 arrestuar për korrupsion janë ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ishin  në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Policia ekstradoi nga Kosova Shpejtim Halimin i cili ishte i dënuar me 4 vite për përndjekje, nga Kroacia Aleksandër Nik-Ramaj të dënuar me një vit burg për plagosje. Gjithashtu, nga Italia drejt Shqipërisë u ekstradua 51-vjeçari, Eduard Ruçi, i arrestuar për korrupsion.

Halimi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 21.07.2021 e dënoi me 4 vite burgim, për veprën penale ‘Përndjekja’.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët kroatë është ekstraduar nga Kroacia drejt Shqipërisë, Aleksander Nik-Ramaj.  

Ramaj është arrestuar nga autoritetet policore në Kroaci, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2019, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017 për konflikte për motive të dobëta në Vlorë pasi ka plagosur rëndë me mjet prerës thikë një person me iniciale V.C.,

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Roma, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, ish mjeku Eduard Ruçi 51 vjeç, banues në Durrës.

Ish mjeku Eduard Ruçi në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro, të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim, për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor, për dërgimin e të dënuarit në spital, për të kryer një operacion.

51-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, Ruçi dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar. 

Të ekstraduarit iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ora 16:15
FOTO/ 2 mijë euro ryshfet për një raport mjekësor të një të dënuari me 35 vite burg! Kapet dhe ekstradohet nga Italia mjeku i burgut të Peqinit

1666189458_64001666186917xmjekupng101.png

Eduard Ruçi i arrestuar për korrupsion është 51-vjeçari i kërkuar nga Interpol Tirana dhe është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë.

Ruçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjatë vitit 2019 gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut në spitalin e burgut të Peqinit, dyshohet se i ka kërkuar një shumë prej 2000 euro një të afërmi të një të dënuari me 35 vite burg për vrasje. 51-vjeçari kërkoi shifrën 2 mijë euro në mënyrë që të përpilonte një raport mjekësor për dërgimin e të dënuarit në spital për kryerjen e një operacioni.

Gjithashtu, gjatë kohës që ishte mjek Eduart Ruçi , dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?