Dogana e Muriqanit

Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, arrestohet gjermani në doganën e Muriqanit

8 Shtator, 14:38| Përditesimi: 8 Shtator, 14:40

  • Share

Shkodër - Një 39-vjeçar gjerman, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, është arrestuar nga autoritetet shqiptare në doganën e Muriqanit.

39-vjeçari Patrick Podbelsek ka qenë në Shqipëri pasi u kap në dalje nga territori ynë.

Ndaj tij ka urdhër-arresti nga Prokuroria e Luganos në Zvicër më 23 maj 2025, që e akuzon për trafik droge, pastrim parash dhe emigracion të paligjshëm.

39-vjeçari u arrestua përkohësisht, pasi do të ekstradohet drejt Zvicrës.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, 1 shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar.       

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?