Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar pasi mori fëmijën dhe u largua nga Norvegjia pa lejen e bashkëshortit, arrestohet në Tushemisht 36-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

19 Korrik 2021, 14:09| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 12:20

  • Share

Një 36-vjeçare nga Maqedonia e Veriut ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në pikën kufitare të Tushemishtit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, e akuzuar për krime familjare.

Mësohet se në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë, ka rënë Adrijana Malbi, e cila jetonte në Norvegji së bashku me bashkëshortin fëmijën e tyre.

Për arsye që nuk dihen ende, mësohet se ajo ka marrë fëmijën, pa lejen e bashkëshortit dhe është larguar nga Norvegjia, ndërsa akuza që rëndon mbi të është krime të kryera kundër familjes.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?