Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari në Kukës (EMRI)

21 Prill, 13:39| Përditesimi: 21 Prill, 13:46

  • Share

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova është arrestuar në Kukës.

Në tetor të vitit 2024 Denis Dina ka transportuar rreth 1.1 kg  kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij.

Lëndën narkotike ia ka dhënë një shqiptari të Kosovës në Prishtinë, i cili gjatë ndjekjes nga policia lokale e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.

Në 14 prill të këtij viti Gjykata e Prishtinës i ka caktuar arrest me burg për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike"

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?