Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës (EMRI+VIDEO)

9 Korrik, 12:37| Përditesimi: 9 Korrik, 12:49

  • Share

Durrës- Një 39-vjeçar i shpallur në kërkin ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Durrës.

Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar Behar Gergurin me 5 vjet e 2 muaj burgim.

39-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Ëanted”, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Behar Gerguri, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Milanos, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?