Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër! Pritet të ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

14 Korrik, 10:45| Përditesimi: 14 Korrik, 11:21

  • Share

Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikimin e narkotikëve, është arrestuar në Shkodër. Në pranga ka rënë Endrit Feraru alias Endrit Cufi.

Ai pritet që të ekstradohet drejt Italisë pasi prokuroria e Riminit ka lëshuar në muajin shkurt 2025 një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.

Po punohet për ekstradimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”. 

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. 

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias E. C., 40 vjeç, banues në Shkodër. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.   

Në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?