Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë (EMRI)

9 Korrik, 10:00| Përditesimi: 9 Korrik, 10:13

  • Share

Tiranë- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

 Ndaj Elis Rogës Gjykata e Romës, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas Kodit Penal italian, për veprat që akuzohet mund të dënohet deri në 20 vjet burgim.

46-vjeçari pritet të eksatradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me  Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat akuzohet, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?