Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, kapet 26-vjeçari në Tiranë! Do ekstradohet drejt Italisë (EMRI)

21 Qershor 2023, 12:29| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:37

  • Share

TIRANË- Një 26-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pë trafik droge dhe grup kriminal është vënë në pranga nga policia e Tiranës për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në një lokal në rrugën "Medar Shtylla", kanë lokalizuar dhe ndaluar Arman Allën 26 vjeç, banues në Tiranë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 14.05.2021 i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja ne grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?