Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafikim lëndësh narkotike dhe vjedhje me dhunë, ekstradohen nga Franca dhe Gjermania 2 shqiptarë (Emrat)

29 Dhjetor 2020, 15:49| Përditesimi: 29 Dhjetor 2020, 16:04

  • Share

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Aranit Susaj dhe Altin Koci.

Nga Franca drejt vendit tonë, u ekstradua Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë, në vitin 2010, në shtëpinë e një personi në Grude të re, në Shkodër. Gjithashtu, ky person ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim.

Nga Gjermania u ekstradua Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në makinën e tij, iu gjetën një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky person, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohen nga Franca dhe Gjermania, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Franca drejt vendit tonë, i shtetasit Aranit Susaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Aranit Susaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale”Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, në vitin 2010, ka kryer vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit P. L. në fshatin Grude e re, Shkodër. +

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Tropojë, për veprën penale “Falsifikimi dokumenteve”. Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 1 vit burgim për këtë vepër penale.

Po nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Altin Koci, 46 vjeç, lindur në Lushnjë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  në vitin 2016,  e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë. 

Më datë 15.07.2015, në Port Durrës, gjatë një kontrolli policor në automjetin që drejtonte ky shtetas u gjet një sasi prej 8 kg e 423 gramë lëndë narkotike heroinë, të cilën ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, po tentonte ta trafikonte jashtë vendit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?