Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafikimin e më shumë se dy tonë drogë në Itali, arrestohet në Tiranë 35-vjeçari

30 Dhjetor 2019, 14:18| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 14:27

  • Share

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për drogë. I arrestuari që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar është Xhimi Isiu (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.

 35-vjeçari është arrestuar në zonën e Freskut në Tiranë ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Xhimi Isiu akuzohet se është pjesë e një grupi  ku polici italiane në nëntor të 2017 sekuestroi më shumë se dy ton  lëndë narkotike hashash dhe marijuanë në Ravenna të Italisë. Në ate kohë u arrestuan tre shqiptarë ndërsa në kërkim u shpallën tre të tjerë mes tyre Xhimi Isiu.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?