Aeroporti i Rinasit

22 vjeçari arrestohet sapo hyn në Rinas, kërkohej në Holandë për vrasje, vjedhje e pastrim parash

28 Dhjetor 2021, 12:54| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 13:14

  • Share

TIRANË- Një 22-vjeçar i kërkuar nga Holanda për vrasje në rrethana cilësuese dhe një sërë akuzash të tjera është arrestuar sapo kishte hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Në pranga ka rënë 22-vjeçari Mirand Abazi, banues në Belgjikë i cili u kap nga Policia shqiptare sapo shkeli në Rinas. I riu u arrestua me qëllim ekstradimin në Holandë, për 4 vepra penale.

”Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit  të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës” informoi sot policia e shtetit.

Abazi u dërgua në ambientet e paraburgimit të Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?