Dy vëllezërit Enkel dhe Morel Kertalli janë arrestuar në Spanjë ditën e sotme, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje të mbetur në tentativë. Enkel Kertalli 37 vjeç dhe Morel Kertalli 41 vjeç, u arrestuan në qytetin e Valenicas, teksa ky i fundit përdorte një pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë së Veriut.
Në 2017 dy vëllezërit tentuan të vrisni në një atentat Dashamir Gjokën. Ata qëlluan me breshëri plumbash makinën e Dashamir Gjokës në vendin e quajtur “Komuna Xhafzotaj”, por automjeti i ishte i blinduar duke bërë që asnjë plumb të mos depërtonte brenda.
Pas 5 vitesh në arrati, vëllezërit u arrestuan në Spanjë ndërsa operacioni u realizua nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me Fast Spain dhe me Interpolin e të dy vendeve.
Për të dy vëllezërit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”, e mbetur në tentativë dhe "Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake".