Foto ilustruese

Kronikë

Në kërkim nga Austria për trafik droge, 30-vjeçari arrestohet në pikën kufitare të Morinës

5 Mars, 14:12| Përditesimi: 5 Mars, 14:15

  • Share

Një 30-vjeçar nga Presheva, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake për trafik droge është arrestuar në pikën kufitare të Morinës.

I riu u i identifikuar si Orhan Kadriji u kap teksa po tentonte të hynte në vendin tonë.

Vijon puna për për ekstradimin e 30-vjeçarit në Austri.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të bazuara tek analiza e riskut, të kryera në kuadër të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të Morinës, me objektiva goditjen e krimeve në kufi dhe parandalimin e lëvizjes së shtetasve që janë në kërkim, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës, shtetasi Orhan Kadriji, 30 vjeç, banues në Preshevë.

Nga verifikimet e detajuara dhe intervistimi në vijë të dytë, ai rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të autoriteteve austriake, për trafikim të lëndëve narkotike.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?