Në kërkim nga Bullgaria për tentativë vrasjeje, arrestohet në Portin e Durrësit 61-vjeçari nga Kosova

22 Maj, 09:57| Përditesimi: 22 Maj, 10:13

  • Share

DURRËS- Një 61-vjeçar ka rënë në pranga në Portin e Durrësit, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 61-vjeçari nga Kosova ka qenë duke kaluar në port, ku edhe i janë vënë prangat.

61-vjeçari, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

"Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç", njofton policia. 

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?