Në kërkim nga Interpol Moska për përfshirje në hierarki kriminale, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu thirrje qeverisë të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov

30 Shtator, 15:40| Përditesimi: 30 Shtator, 16:08

  • Share

Avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu i bëjnë thirrje qeverisë dhe ministrit të drejtësisë, Ulsi Manja, të mos ekstradojnë në Rusi, Igor Kokunov, 60-vjecarin që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë lejoi ekstradimin ndërsa tashmë fjalën e fundit e ka ministri i drejtësisë.

Igor Kokunov u arrestua në Pikën kufitare të Muriqanit, dhe akuzohet ne Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokateve urdhri për shpalljen në kërkim të Kokunov është firmosur nga prokurori i përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur non grata nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Ata paralajmërojnë se do e çojnë çështjen deri në Strasburg.

1727705129_kokunov.jpeg

Igor Kokunov

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vali: 30/09/2024 16:06

    nese hapet loja e mosekstradimeve, krimi shqiptar do te shkoje ne gjeje strehe ne Moske se aty do te kene siguri qe nuk do te ekstradohen. po keshtu edhe politikanet shqiptare qe rrezikojne burgun do te shkojne ne Moske.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?