Kronikë

Në kërkim nga Italia për grup kriminal, trafik droge e prostitucion, arrestohen në Dibër dhe Fushë-Krujë 2 persona (EMRAT)

19 Prill, 09:33| Përditesimi: 19 Prill, 09:43

  • Share

Dy persona me rrezikshmëri shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje të rëndë janë arrestuar në Fushë-Krujë dhe Dibër.

Gjykata e Romës e ka dënuar Klodian Llomi (Mazari), në vitin 2023 me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg për grup kriminal, trafik droge dhe prostitucion.

"Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, brenda 12 orëve të fundit janë finalizuar edhe dy faza të tjera të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:

Operacionalja 39, në kuadër të të cilit forcat operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër. Gjykata e Apelit Romë/Itali, në vitin 2023, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian", informoi sot policia.

Ndërkohë Gjykata e Torinos e ka dënuar Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burg, për grup kriminal, organizatë kriminale dhe vjedhje.

"Ndërsa në kuadër të fazës Operacionalja 40, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit Roland Ibrahimi, alias Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos/Itali, në vitin 2024, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 3 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal”, dhe “Vjedhje e rëndë”, të parashikuara nga Kodi Penal Italian", thuhet më tej në njoftim.

Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 19/04/2025 18:07

    Qr ketyre bastaderve cojini qe te ngordhin atje neper burgjet e italise w ishalla nuk dalin me pervec se horizontal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?