Durrës/ Në kërkim nga Italia si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, arrestohet 45-vjeçarja me 2 emra! Pritet ekstradimi (VIDEO)

13 Tetor, 09:53| Përditesimi: 13 Tetor, 10:23

  • Share

DURRËS- Një 45-vjeçare është arrestuar në qytetin e Durrësit, pasi rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në Itali.

Bëhet fjalë për 45-vjeçaren Edisnarda Shapka, e cila ndryshe njihej edhe me emrin Edisnajda Shapka.

Gjykata e Bolonjës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

"Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen Edisnarda Shapka, alias Edisnajda Shapka, 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës", njoftoi Policia e Shtetit më 13 tetor 2024. 

Ndërkohë, pritet që autoritetet e dy vendeve të nisin procedurat e ekstradimit për 45-vjeçaren.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?