Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i jep fund beqarisë në arrati

6 Mars 2021, 14:18| Përditesimi: 6 Mars 2021, 14:33

  • Share

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila është në kërkim nga policia shqiptare, i ka dhënë fund beqarisë gjatë kohës që ishte në arrati.

Pavarësisht problemeve me drejtësinë, Morina ka gjetur sërish mundësinë për të zyrtarizuar dashurinë e saj me Fisnik Sylën. Dyshja e njohur janë martuar, ndërkohë që Fjolla ka qenë në kërkim nga policia.

Sipas mediave kosovare Fjolla dhe Fisniku i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit në pushimin që kanë pasur për Shën Valentin, 14 shkurt. Madje këngëtarja ka veshur edhe fustanin e bardhë, por këtë ngjarje ka vendosur të mos e ndajë me publikun.

Ndërkohë së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të saj, në të cilat shihet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër që i vë në pah format trupore. Mirëpo gjithë ndjekësve të Fjollës ju ka rënë në sy barku i saj, që duket më i fryrë se zakonisht. Menjëherë ata kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë.

Fjolla Morina dhe partneri i saj

Morina u shpall në kërkim pasi theu arrestin e shtëpisë, ku duhej të kalonte dënimin e saj. Policia e Kukësit kishte marrë informacione që Fjolla ishte arratisur nga shtëpia dhe menjëherë u nis për në banesën e saj për një kontroll dhe aty u kuptua se nuk kishte brenda asnjë person.

Pas kësaj ngjarje Gjykata e Kukësit ndryshoi masën  nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Fjolla Morina u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete së bashku me Fisnikun.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?