Në kërkim nga SPAK për inceneratorin e Fierit, flet avokati i Juri Ymerajt: Është jashtë shtetit për çështje shëndetësore

18 Nëntor 2022, 12:39| Përditesimi: 18 Nëntor 2022, 14:23

  • Share

 

5 personat e arrestuar si pjesë të aferës së inceneratorëve kanë dalë sot para SPAK. Përpos tyre, i pranishëm ka qenë edhe avokati i Juri Ymeraj, i shpallur në kërkim i cili u shpreh se kishte shkuar të merrte infromacion mbi këtë çështje.

Avokati Loren Liço u shpreh para mediave se Ymeraj ndodhet jashtë shtetit për shkak të një problemi me shëndetin të familjes së tij. Më tej, avokati nënvizon se sipas tij, klienti është i përfshirë në skemën me ish ministrin Lefter Koka. Juristi sqaron se klienti i tij është paraqitur në SPAK 10-15 herë për të raportuar si dhe më parë i kishte vënë në dijeni për faktin se i duhej të lëvizte jashtë shtetit.

Liço argumenton se kontratat me kompanitë kanë qenë të rregullta dhe se nuk ka asnjë arsye që Ymeraj të hetohet në këtë formë. 

 “Kemi ardhur për të marrë informacion për një prej personave në kërkim për inceneratorin e Fierit, Juri Ymeraj. Ai ka vënë në dijeni gjykatën për udhëtimin e tij jashtë shtetit për disa probleme familjare. Bëhet fjalë për një skemë të përfshirë me zotin Koka. Arsyet për ne janë të paqëndrueshëm. Kontaktet dhe mundësitë e tij me të kush mundet ta implikojë atë ka qenë e pamundur. Kjo gjë mund të vërtetohet thjeshtësisht. Fakti që kanë kërkuar një masë për të na ka habitur.

Ai ka qenë administrator i njërit prej 500 shoqërive, me kontrata dhe transferta parash të rregullta.  Punimet që ka bërë ai kanë qenë me vlera të papërfillshme.  

Kompania e Ymeraj ka pasur aktivitet me shume kompani të tjera kjo është një prej tyre. S’mund të prezumojmë që meqë kjo kompani ka një kontakt me inceneratorët ka marrëdhënie juridike. Kjo është një kompani e rregullt sipas ligjit, është krijuar rreth 2015.

Gjatë largimit është njoftuar organi kompetent për probleme shëndetësore.

Më duhet të jem diskret ndaj arsyeve shëndetësore se bëhet fjalë për fëmijët e tij të mitur.

Unë sot do marr të dhënat apo provat që janë dorëzuar nga organi i akuzës i ekzistencës apo jo. Megjithëse është dhënë masa në mungesë unë jam i privuar nga familja e tij dhe s’ja kam komunikuar dot. “- tha Loren Liço


Lajmi kryesor:

Inceneratorët, GJKKO i lë në burg, 5 të arrestuarit: Ndoqëm procedurat ligjore! Zv.presidenti i FSHF udhëtime me charter me Zoton? Avokati: Thjesht fjalë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?