ELBASAN- Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ndërsa qarkullonte me makinë në rrugët e fshatit Papër në Elbasan. 41-vjeçari kërkohet nga Spanja për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, kapën në rrugën e fshatit Papër, ndërkohë që qarkullonte me automjet, dhe arrestuan shtetasin E. B., 41 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadellit, Spanjë, më datë 30.06.2025, ka lëshuar urdhër arresti, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Vjedhja e energjisë elektrike", njoftoi Policia e Elbasanit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit E. B.
Komente
