Morinë

Në kërkim nga Zvicra për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, arrestohet në Morinë 56-vjeçari nga Kosova! Pritet ekstradimi i tij

26 Tetor 2023, 09:59| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 10:01

  • Share

Një 56-vjeçari nga Kosova është arrestuar provizorisht nga Policia Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve zvicerane, për falsifikim dokumentesh dhe pastim parash.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë.

“Gjatë verifikimeve në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit" dhe "Pastrimi i parave", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?