Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pas ka qenë në kërkim me masë sigurie arrest në burg, të caktuar në vitin 2022 nga Gjykata e Matit.
50-vjeçari me dy identitete, Nerim Taci alias Ardit Klosi, banues në Gjormë të Kurbinit, ka masën e sigurisë për veprat penale armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike.
Nerim Taci u arrestua blutë e Durrësit për llogari të Komisariatit të Policisë së Matit.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit:
N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
