Kronikë

Në kërkim për disa vjedhje në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari (EMRI+VIDEO)

30 Prill, 13:16| Përditesimi: 30 Prill, 13:34

  • Share

Tiranë- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e bluve të kryeqytetit si autor i dyshuar i disa vjedhjeve.

Sipas njoftimit të dhënë, policia informon se janë dokumentuar 7 vjedhje të kryera nga Nuri Dibra.

Më tej blutë bëjnë me dije 28-vjeçari dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill të këtij viti, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt një shtetaseje.

Operacioni u kodua 'Last Time'.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "Last time".

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim N. D., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë muajve janar, shkurt dhe prill 2025, ka vjedhur në vende të ndryshme, 3 celularë, 2 portofola, aksesorë të një automjeti dhe produkte të ndryshme në një dyqan, si dhe i ka marrë nga qafa, varësen e floririt, një shtetaseje.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?