Policia e Matit ka vendosur në pranga një 25-vjeçar të shpallur në kërkim.
Juxhin Sada në bashkëpunim me Egrin Koçi (i arrestuar) dogjën në qytetin e Burrelit makinën e një 30-vjeçari në qershor të këtij viti.
Sipas informacioneve bëhet me dije se dy të rinjtë dogjën automjetin pas një sherri fizik me 30-vjeçarin.
Operacioni për kapjen e të riut u kodua “Firemen”.
“Si rezultat i kërkimeve intensive për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Firemen”, ku u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. S., 25 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin E. K. (H.), 24 vjeç (i arrestuar nga policia ditën e ngjarjes), dhe kanë djegur automjetin që përdorej nga një shtetas 30-vjeçar”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Komente
