Në kërkim për drogë, lirohet për 5 ditë kushëriri i deputetit të Lezhës Eduard Ndreca! Report TV siguron pamjet e ndalimit të 30-vjecarit nga forcat Shqiponja

1 Gusht 2022, 13:39| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 15:23

  • Share

"Report Tv" ka siguruar pamjet e arrestimit të 30-vjeçarit Gjergj Ndreca nga forcat "Shqiponja" në Lezhë. Ndreca, i cili është djali i xhaxhait të deputetit socialist, Eduard Ndreca u arrestua më 5 korrik në hyrje të qytetit të Lezhës. 

Ai ishte shpallur në kërkim prej një viti për kultivim kanabisi. Ndaj tij, gjykata e Lezhës kishte caktuar në korrik 2021 masën e sigurisë "arrest më burg". Për të ekzekutuar këtë masë sigurie, më 5 korrik të këtij viti, forcat "Shqiponja" u vunë në ndjekje të foristradës "Range Rover" ku 30-vjeçari udhëtonte si pasagjer. Drejtuesi i mjetit, Ervin Ndreca nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ndaj "Shqiponja"-t e kanë ndjekur në qytet, siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga Report TV, duke arritur t'i prangosin të dy. 

Por, Gjergj Ndreca ka qëndruar vetëm 5 ditë në qeli! Burime për Report TV thanë se prokurori i çështjes, Francesk Ganaj ka kërkuar pushimin e akuzës ndaj 30-vjeçarit, pasi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme që e implikojnë në kultivimin e hashashit. 

Gjykata e Lezhës pranoi kërkesen per zevenendesim e masës së sigurimit, duke vendosur ndaj tij  “Detyrim Paraqitje”. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili perdori si argument kërkesen e prokurorit Ganaj, i cili ka kërkuar pushimin e akuzes dhe caktimin e nje mase më të butë ndaj 30-vjeçarit Gjergj Ndreca. 

Ndërsa për kultivimin e 4 mijë rrënjë kanabis në fshatin Ungrej jane marrë të pandehur ish-kreu i Njesisë Administrative Gezim Kola dhe kryetari i këtij fshati. Ata akuzohen nga prokuroria për “Kultivimi i bimeve, narkotike” dhe “Shpërdorim Detyre”. Për djalin e xhaxhait të deputetit, prokurori Ganaj nuk ka gjetur prova që e implikojnë në kultivimin e kanabisit, ndaj ka kërkuar që të pushohen akuzat. Çështja kjo që do të shqyrtohet në muajin shtator në Gjykatën e Lezhës.

Kujtojmë se hetimi nisi pas zbulimit dhe asgjësimit të rreth 4 mijë bimëve kanabis sativa nga Forcat Speciale RENEA në qershor të vitit 2021 në zonën e Ungrejt në Lezhë.

Ora 15:12
Del FOTO, ja kush është kushëriri i deputetit socialist Eduard Ndreca që u lirua nga qelia  

1659359189_gjergjndreca.jpg

Ky është Gjergj Ndreca, djali i xhaxhit të deputetit socialist Eduard Ndreca, i cili u lirua nga qelia. Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/08/2022 00:57

    Nuk behet drejtesia ne kete menyre! Ose siguro provat e sakta qe ka kultivuar kanabis dhe mbertheje mire,ose liroje pa asnje mase shternguese.Edhe s'ka prova per aktivitet kriminal,dhe nga ana tjeter i cakton /detyrim paraqitje/! Perse /detyrim paraqitje/nese eshte /i pafajshem/?!

    Përgjigju
  • Alb: 01/08/2022 17:16

    Keta nipat,djemt e deputetve as me.mut ste len rradh te punosh te gjitha per vete i duan,rroga shteti,te tre punesuar,me drog po ndonje biznes sigurisht do e ken si lavazho,parkim,shezlone.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 01/08/2022 15:52

    Nese hetoni si duhet kte e gjeni te punesuar edhe ne shtet. E kane mbushur mirditen me droge, mbrohen nga policia. Ne fakt ky ka kusherinjt polic, axhen dhe djalin e axhes.

    Përgjigju
    • Vlora: 01/08/2022 18:21

      Mos u merzit mos u merzit

  • Visi: 01/08/2022 15:26

    Nqs neser pasneser ktij do i ndodhe ndonje ngjarje me e madhe do mbyllet me "larje hesapesh"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?