Kronikë

Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier

17 Dhjetor 2024, 13:23| Përditesimi: 17 Dhjetor 2024, 13:35

  • Share

Fier- Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier për veprat penale ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit'.

“Ndaj Jetmir Hysaj Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në  burg", për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", pasi në vitin 2021, dyshohet se duke u prezantuar si administrator i një kompanie ndërtimi, ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare”, informoi sot policia.

Gjithashtu policia ka ndaluar edhe një 22 vjeçar, pasi dyshohet se më 10 dhjetor në aksin rrugor "Fier-Seman" ka përplasur me makinë për vdekje një 50 vjeçar.

"Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan Alban Genica 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor "Fier-Seman", duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit", thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?