Grabiti postën në Kamëz, autori kërcënon sërish policinë në momentin e arrestimit: Largohuni ose do ju qëlloj! Policia i vë prangat! I gjetën lekët e grabitura (VIDEO)

20 Prill 2022, 15:13| Përditesimi: 20 Prill 2022, 18:27

  • Share

TIRANË- Arratia e Elis Suçi, autor i grabitjes së postës në Kamëz, zgjati shumë pak. 30-vjeçari është arrestuar mesditën e sotme, teksa i janë gjetur edhe 1 mln lekët e vjedhura në postë si edhe pistoleta, të cilat u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale. 

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se Suçi sërish i ka drejtuar armën forcave të policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij, njëlloj si në datën 3 mars kur u tentua arrestimi i tij. Burime nga policia bëjnë me dije se ai u ka kërkuar forcave të Operacionales dhe RENEA-s të largohen, pavarësisht se arma nuk i është gjetur me fishek në gojë. 30-vjeçari është neutralizuar vetëm me ndërhyrjen nga pas të një efektivi civil, i cila ka mundur ta shtrijë në tokë dhe t'i marrë pistoletën. Në deklarimet e tij para hetuesve ai është shprehur se nuk kishte ndërmend që të dorëzohej.

Së bashku me të, për grabitjen e postës në pranga ra edhe Algert Kurti 20-vjeç. Ky i fundit ka mohuar që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 1 mln lekëve. Në dëshminë që ka dhënë më herët se ka pasur në dijeni për grabitjen që do të bënte Suçi, por nuk ka qenë bashkëpunëtor, teksa shtoi se nuk e ka takuar 30-vjeçarin pas grabitjes.

Report Tv ka solli  foton e Elis Suçit, pas grabitjes ku Suçi u shfaq me maskë anti-COVID dhe me një kapele në kokë.

Elis Suçi pas grabitjes së postës në Kamëz

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshohen drejtorët e policisë në qarqe, do ketë më shumë rend e siguri?