Në arrati për grabitjen e Rinasit, Talo Çela organizoi atentatin e dyfishtë në Durrës! Në kërkim dhe trafikanti i vajzave (VIDEO)

TIRANE- Prej 9 prillit të vitit 2019 ishte në kërkim për grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, por kjo nuk e ka ndaluar Talo Çelën të thurë planet për një ngjarje edhe më të rëndë kriminale, që solli dy jetë të humbura. Report Tv mëson se tashmë edhe ekzekutimi i vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia më 27 prill 2020, ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në SPAK, pikërisht pas provave se organizator i atentatit është Talo Çela, për të cilin SPAK ka mbyllur dosjen sa i takon grabitjes në Rinas.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia. E bashkë me të, Report Tv mëson ekskluzivisht, se në kërkim është shpallur edhe Nuredin Dumani. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani, dhe e gjitha sipas tij lidhet me disa lekë të humbura.  

Sipas të penduarit, vëllezërit u vranë pasi organizatorët i akuzonin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. 

Por teksa Çela lidhet me historinë e bujshme të grabitjes së 4.6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, Dumani për drejtësinë shqiptare ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së saj, Nuredin Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

Dosja tashmë ndodhet në SPAK me akuzat e ngritura për veprën penale vrasje e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Deri tani në pranga për vrasjen e dy vëllezërve janë 22-vjeçari Klevis Alla, që bashkëpunoi me policinë duke treguar se ku kishin hedhur armët e krimit të përdorura në atentatin ndaj vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndoci. Ndërsa në këkrim janë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

Talo Çela dhe dy vëllezërit Haxhia 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • opinioni: 03/07/2020 15:24

    I vraft Zoti kto qe mashtrojn femrat

    Përgjigju
  • Lor: 03/07/2020 12:08

    Kta malokt marrin leket qe si takojn me cduket dhe pastaj kujtojn se do jetojn te qet ahahhaha

    Përgjigju
    • Arditi: 05/07/2020 23:22

      o Lor mos fol kur nuk i njef njerzit . nuk e di se kush je se po te nifja do e kishim sqaru mir ket mhb nejse . pale kjo ftyra jote edhe qesh pederast muti

    • Ardit: 05/07/2020 23:20

      o Lor ta di se kush je berrxoll do te kisha bo kahuqe fol mir per dy vellezerit qe hiken

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?