MALËSI E MADHE- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kurbinit ditën e sotme pas ishte i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.
30-vjeçari është identifikuar me inicialet Gj. K., banues në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe.
Policia ke Kurbinit ka brë të mundur arrestimin e tij pasi prokuroria e e Apelit Tiranë kishte vendosur për të masën ‘Arrest me Burg’.
Njoftimi i Policisë:
Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
Gj. K., 30 vjeç, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Prokuroria e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.