Kronikë

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 38-vjeçari në Malësi të Madhe

3 Shtator, 10:49| Përditesimi: 3 Shtator, 10:57

  • Share

MALËSI E MADHE- Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi është arrestuar në Malësi të Madhe.

38-vjeçari Vasel Mecaj në vitin 2021, në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka kultivuar 2000 bimë kanabisi në fshatin Mukset.

Gjykata e Shkodërës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

“Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin: 

V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel”, njoftoi Policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?