Tiranë- Tre persona janë arrestuar nga blutë e Tiranës për veprat penale mashtrim, drogë dhe shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.
Të arrestuarit janë të moshës 23, 25 dhe 30 vjeç.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kapën e ndaluan shtetasin në kërkim E. L., 30 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin në kërkim E. P., 25 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. Gj, 23 vjeç, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, imformoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
