Drejtoria e Policisë Tiranë

Ishte në kërkim ndërkombëtar pasi kishte përfituar 10 milionë lekë me anë të mashtrimit, arrestohet 54-vjeçari shqiptar në Itali

5 Prill 2022, 09:44| Përditesimi: 5 Prill 2022, 09:50

  • Share

Renato Numani, 54-vjeç, është arrestuar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar duke përfituar 10 milionë lekë.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja. Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij.

‘Pas informacioneve të grumbulluara nga FAST Albania, për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, i cili jetonte në Itali, dhe pas përcjelljes së këtyre informacioneve homologëve të FAST Italia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bergamo”, është bërë e mundur që në qytetin Bergamo të Italisë,  të kapet nga FAST Italia, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Renato Numani, 54 vjeç, nga Fieri. Ky shtetas është i dënuar me 7 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në vitin 2015 i ka marrë një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, 10 milionë lekë të reja.

Shtetasi Renato Numani fshihej prej disa vitesh në Bergamo të Italisë, ku jetonte me familjen e tij. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon punën për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?