Etleva Kondi

Në kërkim për përfshirjen në aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit, ndalohet nga policia Etleva Kondi

9 Prill 2022, 11:15| Përditesimi: 11 Prill 2022, 07:26

  • Share

TIRANË- Elteva Kondi ish-anëtare e komisionit që firmosi kontratën koncesionare për inceneratorin e Elbasanit e Fierit, është ndaluar nga policia e shtetit.

Sipas Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest shtëpie”, Kondi ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ndërsa vetë ajo nëpërmjet avokatit të saj deklaroi se nuk i është shmangur drejtësisë por ka qenë në Itali për arsye shëndetësore, dhe sapo është kthyer është vetëdorëzuar në polici.

Për aferën e inceneratorëve, SPAK ka lëshuar 14 urdhër-arreste dhe tashmë në burg janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, deputet i PS-së, Alqi Bllako, dhe për 12 zyrtarë të tjerë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?